AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 13:18

FOTO/ Dhunimi i turistëve spanjollë, Klosi mbërrin në restorantin e Mihal Kokëdhimës

FOTO/ Dhunimi i turistëve spanjollë, Klosi mbërrin në


Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka reaguar për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Vlorë, ku një grup turistësh spanjollë u rrahën nga pronari i lokalit.

Në një postim në Facebook, Klosi njofton se ka shkuar në resortin e Mihal Kokëdhimës, ku edhe ndodhi ngjarja.

Klosi shkruan se pushuesit dje përjetuan një eksperiencë konflikti, e cila nuk është pjesë e traditës shqiptare dhe mikpritjes tonë, por sipas tij një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë.

“Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve.

Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë , sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtpërdrejtë të qeverisë”, shkruan Klosi.

Një ditë më parë një grup turistësh spanjollë u rrahën nga pronarët e lokalit pasi ishin ankuar për shërbimin, pasi sipas tyre nuk ishte në lartësinë duhur.

Ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje, por janë sulmuar. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, mësohet se ata janë sulmuar dhe me armë të ftohta.