TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Conor McGregor vazhdon të pushtojë faqet e para të mediave dhe rrjetet sociale, megjithëse ka kohë që nuk është ngjitur në ring.
Ish-kampioni i UFC është kthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes, teksa goditi me grusht një të moshuar në një pub në Dublin. Shkaku është me të vërtetë qesharak. 31-vjeçari kërkonte të qeraste të gjithë të pranishmit me uiskin që prodhon kompania në pronësi të tij, por ka hasur në refuzimin e një prej tyre.
Pasi burri i ka thënë dy herë jo ofertës së McGregor, ky i fundit e ka sulmuar dhunshëm.
Kjo nuk është hera e parë, që ish-kampioni i UFC bëhet protagonist në shfaqe të dhunshme, ndërsa vetëm pak muaj më parë ai u arrestua për të njëjtin shkak në Las Vegas.