AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 14:26

I vihet tritol parukerisë në Nikël të Krujës

I vihet tritol parukerisë në Nikël të Krujës


Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një parukeri në fshatin Nikël të Krujës. Ngjarja regjistrua rreth orës 01:00 të 16 gushtit 2019.

Policia informon se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

"Më datë 16.08.2019, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit pasi rreth orës 01:00, në fshatin Nikël, Krujë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në biznesin (parukeri) e shtetases R. Sh., duke shkaktuar vetëm dëme materiale."