AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 15:15

Hajduti i makinave theu arrestin e shtëpisë, kapet 33-vjeçari

Hajduti i makinave theu arrestin e shtëpisë, kapet 33-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 33-vjeçarin Florenc Saliu i cili kishte thyer masën e sigurisë të dhënë për të ‘arrest shtëpie’.

33-vjeçari akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Florenc Saliu ishte pjesë e një grupi që vidhte makina dhe pasqyra.

Gjithashtu ai ishte arrestuar më parë në vitin 2011.