AKTUALITET, 18 Tetor 2017, 17:12

Manjani, për “shefin” e drogës: Edi Rama, Kryeministri i krimit!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i vlerësuar si një nga ekspertët më të mirë në çështjet e krimit, reagoi menjëherë ndaj statusit të Kryeministrit Edi Rama të publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Asgjë e re nga Fronti” – thotë shefi i drogës dhe i krimit! Le të recitojë, ky Front do ta rrëzojë me turp, nëse nuk ikën vetë me nder!” shkruan Manjani në rrjetin social “Twitter”.

Menjëherë reagoi kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi: “Je shumë i qartë Manjan”.

Ylli Manjani dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer në vazhdimësi replika të ashpra, si kur nënkryetari i LSI-së ishte ministër i Drejtësisë, i vetmi i shkarkuar nga Rama gjatë bashkëqeverisjes PS-LSI (2013-2017), por edhe gjatë kohës së kur juristi është një qytetar i thjeshtë.

(d.f/Tpz.al)