AKTUALITET, 9 Janar 2018, 16:41

Luftëtari humbet miqësoren me Trabzonsporin, eurogol i Vasil Shkurtajt

Luftëtari humbet miqësoren me Trabzonsporin, eurogol i Vasil Shkurtajt

Luftëtari humbi 2-1 në miqësoren me Trabzonsporin, e paraë në Turqi, Një lojë e bukur nga të dy skuadrat, të cilat e kërkuan golin dhe loja kryesisht ishte e barabartë, dhe vetëm në fundin e pjesës së parë turqit arritën të kalojnë në avantazh me Jusuf Jazixi, që shënon në minutën e 44-t një eurogol. Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nis mirë për gjorokastritët të cilët arrijnë të barazojnë në të 53’ me Shkurtaj, por në të 64’ turqit kalojnë sërish në avantazh me sulmuesin Rodallega, që sërish ralizon një gol të bukur nga distanca. Me rezultatin 2-1 u mbyll i gjithë takimi, ku Luftëtari u paraqit në mënyrë mjaft dinjitoze ndaj një rivali dukshëm superior.