AKTUALITET, 9 Janar 2018, 16:29

Të tjera shkarkime drejtorësh nga radhët e LSI, emërohen drejtuesit e Postës dhe DSHP

Të tjera shkarkime drejtorësh nga radhët e LSI, emërohen

Të tjera lëvizje janë bërë në Qarkun e Elbasanit për sa i përket shkarkimit dhe emërimit në disa drejtori Rajonale. Kështu në postin e Drejtorit të Shërbimit Postar në vend të Elvira Xhyrës është emëruar ish-prefekti I këtij qarku Ardit Demiri.

E ndërsa Xhyra që mbante deri më tani drejtimin e Postar është emëruar drejtore e Shëndetit Publik. Të dy këto poste drejtoheshin nga elemenjtë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas zgjedhjeve të 25 qershorit qeveria ‘Rama 2’ shkarkoi një sërë drejtuesish të cilët vinin nga radhët e LSI-së, ndër to edhe Astrit Xhelilin I cili drejtonte Shërbimin e Transportit Rrugor, ku në vend të tij u emërua Luiza Popja.