TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nikolin Janina, biznesmeni i njohur i hidrosanitareve në Shqipëri, kishte tentuar ta fshihte pasurinë e tij. Janina dyshohet se është vënë në dijeni për mbërritjen e letërporosive nga autoritetet spanjolle dhe ka tentuar ta fshehë atë.
“Ai dyshohet se kishte nisur likujdimin e kompanisë së tij dhe shitjen e aseteve. Kjo konfirmohet edhe nga kerkesat depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në 5 janar të këtij viti, Asambleja e kompanisë nisi procedurat e shitjes së aseteve dhe pronave të ALBA CERAMICA sh.p.k. dhe Porcelanosa Janina ka pezulluar edhe aktivitetin e një tjetër kompanie në pronësi të tij”, raporton prokuroria e Krimeve të Rënda e cila vendosi në sekuestro pronat e tij në Tiranë e Vlorë, që vlerësohen në rreth 4 milionë euro.
Pronat e sekuestruara
Janina dyshohet se i ka blerë këto prona me para të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Spanja e kërkon nën këtë akuzë, por në Shqipëri autoritetet e kanë lënë të lirë deri në mbërritjen e dokumentacionit të plotë nga Spanja.