AKTUALITET, 15 Shtator 2017, 18:05

"E kishit mendjen tek festat e pasanikëve" - Ndrenika mesazh prekës për Hajrie Rondon

Ndarja nga jeta e aktores së mirënjohur shqiptare Hajrie Rondo ishte një humbje e madhe për kinematografinë shqiptare, por edhe për kulturën e këtij vendi.

Me një mesazh me ngarkesa emocionale dhe plot rebelim për harresën ndaj atyre që ngritën vlerat e artit në Shqipëri, ka reaguar aktori Robert Ndrenika për humbjen e koleges së tij.

Statusi i Robert Ndrenikës në facebook:

"Ylli i kinematografisë Shqiptare vidq edhe nuk ju kushtua vëmendje aq shumë për atë që na bëri të lumtur me rolet e saj, por s'keni faj që ishit të fokusuar tek festat e pasanikëve. U prehsh në paqe mikeshë."

Rondo luftonte prej vitesh me sëmundjen e rëndë, por këtë verë nuk ja doli dot fatkeqësisht. /Joq