AKTUALITET, 12 Janar 2018, 14:17

LSI për protestat kundër qeverisë, Rama: 2018 duhet të jetë viti kundër varfërisë

LSI për protestat kundër qeverisë, Rama: 2018 duhet të

Në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së, zv. kryetari Luan Rama u shpreh se u mor vendimi për të marrë pjesë në seancën e datës 15 janar, duke hedhur poshtë zërat për një bojkot të opozitës.

Rama tha se grupi parlamentar mbështet qëndrimin e Kryesisë së kësaj partie për organizimin e protestës së opozitës në 27 janar.

“Grupi vendosi të marrë pjesën në seancën e datës 15 janar. Për të ushtruar me vendosmëri dhe për të përmbushur rolin tonë si opozitë. Grupi gjithashtu mbështeti qëndrimin e mbajtur nga kryesia e LSI për organizimin e protestës së madhe të 27 janarit.

Viti 2018 duhet të jetë viti i luftës së vendosur kundër varfërisë, abuzimit shtetëror”, tha ai.