AKTUALITET, 12 Janar 2018, 11:56

Gramoz Ruçi, takim me ambasadorin rus në Tiranë

Gramoz Ruçi, takim me ambasadorin rus në Tiranë

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandar Karpushin zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Takimi u zhvillua gjatë ditës së djeshme ndërsa ambasada ruse informon se gjatë bisedës u trajtuan çështje të ndryshme.

Ato lidhen me marrëdhëniet dypalëshe Rusi-Shqipëri, me theks të veçantë tek zhvillimi i mëtejshëm i shkëmbimeve ndërparlamentare.