TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, nuk e ka kursyer ironin me deputetin socialist, Ilir Beqaj dhe kryesinë e Partisë Socialiste. Kjo e fundit, gjatë një mbledhje, lëvizi të gjithë deputetët duke i çuar në zona ku ata nuk ishin zgjedhur.
Rasti më konkrret është ai i ish Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ka lindur në Tiranë, është zgjedhur deputet në Dibër dhe kryesia e Partisë Socialiste tani e transferoi në Kukës.
Por si Beqaj, janë lëvizur shumë deputetë socialistë, të cilët nuk kanë lidhje me bazën. Duke përdorur ironinë, deputeti dibran Përparim Spahiu, tha se do t’i propozonte partisë së tij, LSI që ta çonte në Lezhë për tu marrë me bazën.
Më poshtë statusi i deputetit:
