AKTUALITET, 12 Janar 2018, 11:11

Skandali me hipotekat, shkarkohen dy specialistë në Korçë

Skandali me hipotekat, shkarkohen dy specialistë në Korçë

Me urdhër të kreut të Hipotekave Elion Semanaj janë shkarkuar nga puna dy punonjës të ZRPP-së.

Vendimi është marrë këtë të premte, ku janë shkarkuar nga detyra punonjësit e ZRPP Korçë, me inicialet E.G., dhe A.P.

Mësohet se shkarkimi i tyre ka ardhur pas konstatimit të zhdukjes së dy kartelave pronësie në qytetin e Korçës.

Pas shkarkimit, kreu i Hipotekës, ka kallëzuar në Prokurori dy punonjësit ndaj të cilëve ka nisur edhe ndjekja penale. Hetimi pritet të hedhë më shumë dritë e të zbardhë detaje të reja mbi këtë skandal.