AKTUALITET, 12 Janar 2018, 12:40

FOTO/ Gazetari Balla në ditën e parë të punës së re

Sokol Balla ka nisur tashmë zyrtarisht punën e tij të re si Drejtor Ekzekutiv në Vizion Plus, ku do të ketë edhe emisionin e tij politik.

Ka qenë vetë gazetari i njohur që ditën e tij të parë të punës së re ta ndajë me miqtë në Twitter ku ka postuar një fotografi nga orët e vona.

Po ashtu mësohet se ish-drejtuesi i ‘Top Story’ do të shfaqet në ekran dy herë në javë, të hënën dhe të enjten, në orën 21:00 të mbrëmjes. Emisioni që do të drejtojë do të jetë i natyrës politike, me të ftuar dhe debate në studio.

Image