TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mesditën e kësaj të premte.
Ngjarja e rëndë na ndodhur në Kasmil, ku tre persona kanë dhunuar dhe më pas kanë grabitur nën kërcënimin e armës personin me iniciale P.L., brenda në banesën e këtij të fundit.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se autorët kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nën kërcënimin e armës e kanë dhunuar dhe më pas grabitur sende me vlerë.
Po ashtu ata mësohet se autorët i kanë vjedhur edhe makinën tip “Benz”, me të cilën janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, nuk dihet ende shuma e sendeve me vlerë të grabitura si dhe identiteti i grabitësve, teksa janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim arrestimin e tyre.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.01.2018, Salla Operative Sarandë është njoftuar prej shtetasit P.L., se në banesën e tij i kanë shkuar tre shtetas të maskuar dhe te pajisur me armë zjarri, ku e kanë rrahur e lidhur.
Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:
Në Ksamil, rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit P.L., (ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), kanë shkuar tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur.
Autorët e maskuar i kanë marrë çelsat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur.
Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.
Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.