TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Sali Berisha, shpesh reagon nëpërmjet statuseve në facebook, gjatë debateve televizve. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit "Opinion". Berisha ka sulmuar Iris Luarasin, duke e quajtur atë një papagalle të cilës i hedh kocka Edi Rama. Berisha nuk e ka sqaruar çfarë ka dashur të thotë me këtë shprehje dhe çfarë "kockash" konkretisht ka hedhur Edi Rama, por ka sqaruar deklaratën e Luarasit se në të shkuarën ka patur udhëheqës që e kanë renditur Shqipërinë të dytën pas Gjermanisë.
Statusi i plotë i Berishës:
Reagim ndaj papagalles numer 3 te qeverise, Luarasi!
Te dashur miq, duke ndjekur “Opinion” sonte, papagallja nr 3 e qeverise, per te mbrojtur Noriegen per kockat qe i hedh pa u skuqur dhe pa u zbehur, perdori injorancen e saj totale.
Ajo deklaroi se kemi patur kryeministra qe kane deklaruar se ne, pra vendi yne, ekonomikisht ia kemi kaluar Gjermanise!
Kjo spekullante iu referua ketu deklarates time, ne te cilen une kam deklaruar ate qe kane deklaruar dhe konfirmuar te gjitha i institucionet nderkombetare ne ate vit, pra se “rritjet ekonomike te Shqiperise, ne vendet e vogla dhe Gjermanise, ne grupin e vendeve te medha, ishin me te lartat”.
Mirepo piktori deshtak dhe soji i papagajve te tij nuk kane te qarte se perqindja e rritjes ekonomike te nje vendi shpreh rritjen e ekonomise te atij vendi dhe jo te nje vendi tjeter. Keshtu qe rritja ekonomike e Shqiperise i referohet vetem ekonomise te vendit tone, dhe rritja ekonomike e Gjermanise i referohet vetem ekonomise gjermane, e cila eshte qindra here me e fuqishme se sa e Shqiperise.
Por kjo nuk do te thote kurre se nje rritje 4%, si perqindje referuar ekonomise shqiptare, nuk eshte me e madhe si rritje se sa nje rritje 3% e nje vendi tjeter . Mirepo keto nuk mund ti kuptoje piktori deshtak qe eshte nje tabula rasa ne ekonomi dhe natyrisht nuk kane dhe nuk mund ti kuptojne papagajte e tij. sb
/TPZ.AL/