AKTUALITET, 12 Janar 2018, 14:01

FOTO/Lu e Vlahutin më shumë se një orë në zyrën e Xhafës

FOTO/Lu e Vlahutin më shumë se një orë në zyrën e

Ka zgjatur për rreth 1 orë takimi “kokë më kokë” i kësaj të premte në zyrën e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, mes këtij të fundit dhe ambasadorëve Romana Vlahutin dhe Donald Lu.

Kanë qenë ambasadorët e SHBA dhe BE që kanë trokitur në zyrën e Ministrit Xhafaj, teksa ende nuk dihet zyrtarisht çfarë është diskutuar mes palëve.

Në të njëjtën kohë, një grup përfaqësuesisht të EURALIUS kanë trokitur mesditën e kësaj të premte në zyrën e Kryeprokurores Arta Marku.

Mësohet se në fokus të këtij takimi ka qenë pikërisht reforma në Drejtësi, me misionin EURALIUS që ishte një ndër mbështetësit kryesorë të zgjedhjes së Kryeprokurores së Përkohshme.

Kujtojmë se këto takime vijnë në një kohë kur të hënën është caktuar që të nisë puna për zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjykatës.

[gallery columns="1" ids="54859,54860,54861,54862"]