TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grup përfaqësuesisht të EURALIUS kanë trokitur mesditën e kësaj të premte në zyrën e Kryeprokurores Arta Marku.
Takimi mes tyre ka nisur prej pak minutash dhe mësohet se në fokus është pikërisht reforma në Drejtësi, me misionin EURALIUS që ishte një ndër mbështetësit kryesorë të zgjedhjes së Kryeprokurores së Përkohshme.
Në të njëjtën kohë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim me ministrin e Brenshëm Fatmir Xhafaj.
Kujtojmë se këto takime vijnë në një kohë kur të hënën është caktuar që të nisë puna për zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjykatës.