TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka filluar aksionin e ndërhyrjes ndaj studentëve protestues përballë Ministrisë së Arsimit.
Forcat Shqiponja hoqën barrierat nga mesi i rrugës së Durrësit vendosur nga studentët.
Ndërsa autoboti i ujit u afrua për të shpërndarë turmën. Sakaq, kishim edhe shoqërime të disa të rinjve.
Një e re është shoqëruar nga efektivët e Policisë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ndërsa dëgjohet të kundërshtojë shoqërimin duke thënë: “Po protestoj paqësisht”.
Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit, pas ndërhyrjes me autobotin e ujit me presion.
Për të mundësuar kalimin e autobotit, efektivët e Policisë kanë zhbllokuar rrugën, e cila ishte bllokuar nga protestuesit me kangjella të shkulura. Pas hapjes së rrugës, autoboti ka nisur hedhjen e ujit me presion për shpërndarjen e protestuesve.
Ndërkohë, Policia ka nisur shoqërimin e disa prej protestuesve, ndërsa situata është tensionuar gjatë ndërhyrjes së efektivëve para Ministrisë së Arsimit.
