AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 14:17

Linda Rama lobon për pjesëmarrje: Votoni, është një e drejtë e rëndësishme

Linda Rama lobon për pjesëmarrje: Votoni, është një e


Në këtë ditë votimesh Linda Rama, gruaja e Edi Ramës ka dhënë mesazhin e saj. Ajo është shprehur se të votosh është një e drejtë.

“Unë votova sot. Unë GJITHMONË kam votuar! Të votosh është një e drejtë E RËNDËSISHME!”, është shprehur Linda Rama në një postim në Twitter.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.