AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 13:55

Gris fletën e votimit dhe tenton të marrë vulat e komisionit, pranga 66 vjeçarit

Gris fletën e votimit dhe tenton të marrë vulat e komisionit,


Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 66-vjeçar, nën akuzën “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Policia bën me dije se arrestimi i “Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamëz, u bë pasi ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV Nr. 1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit”.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm.

Sipas disa dëshmive të qytetarëve që e njohin, Çuçka ka probleme mendore.

Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.