AKTUALITET, 24 Janar 2018, 16:39

Aeroporti i "Erdoganit" në Vlorë, Gjiknuri: Do jetë më i madh se ai i Rinasit

“Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe më i madh se ai i Rinasit”.

Kjo është deklarata e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Tri kompani turke -  të afërta me presidentin turk, Erdogan – do të investojnë rreth 100 milionë euro, për të ndërtuar aeroportin e tretë civil në Shqipëri, pas atyre të Rinasit dhe Kukësit (ende jo funksion).

“Ky investim ka një ofertë prej 100 milion euro dhe do të jetë tërësisht privat, pa asnjë investim nga shteti”, tha Gjiknuri.

[caption id="attachment_60803" align="alignnone" width="1024"] Ministri i Energjitkës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri[/caption]

Qeveria po përfundon edhe studimin e fizibiliteti të aeroportit të Sarandës.

“Do do të jetë një investim tepër i madh për zonën e Jugut”, u shpreh ministri Damian Gjiknuri.

Vlora dhe Saranda janë dy destinacionet më të rëndësishme turistike në Shqipëri.

/TPZ.AL/