TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skocia dhe Izraeli janë rivalët e Shqipërisë në Nations League, ndërkohë që protagonistët e kombëtares kanë dhënë reagimet e para në lidhje me shortin.
Mes tyre ka folur edhe sulmuesi i Osmanlispot, Sokol Cikalleshi, i cili në Supersport ka dekkaruar se kuqezinjtë kanë shanset e tyre.
“Mendoj se është një grup mjaft i ekuilibruar. Me Izraelin në ndeshjen e fundit u paraqitëm shumë mirë, duke fituar pastër, edhe pse në vajtje u mundëm. Jam optimist, mendoj se mund të kualifikohemi, edhe pse nuk është e lehtë,në një grup me 3 ekipe.
“Shanset për të shkuar në Europian? Duhet ta marrim sa më seriozisht këtë kompeticion, për ta tentuar që në Nations League sigurimin e një vendi në Europian 2020. Nuk do të jetë e lehtë, por nëse fitojmë grupin tonë, më pas mund të tentojmë të fitojmë ndeshjet finale dhe nëse vazhdojmë të luajmë si grup, mund t’ia dalim”.