TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sylvester Stallone dhe gruaja Jennifer Flavin po anulojnë divorcin e tyre.
Mediat e huaja raportojnë se dyshja e famshme janë kthyer sërish bashkë.
Për më tepër, përfaqësuesi i aktorit tha se ata lanë biseduar me njëri-tjetrin dhe ishin në gjendje të zgjidhnin problemet mes tyre.
“Ata janë të dy jashtëzakonisht të lumtur”, tha përfaqësuesi për Page Six.
Lajmi i pajtimit vjen vetëm pak ditë pasi Stallone ndau një fotografi me gruan e tij, të kapur dorë për dore. Çifti i famshëm u martua në maj të vitit 1997 dhe kanë tre vajza: Scarlet, 20, Sistine, 24 dhe Sophia, 26 vjeç.
Lajmi i pajtimit vjen disa ditë pasi në një dosje gjyqësore thuhej se ata kishin rënë dakord “që është në interesin më të mirë të secilit prej tyre individualisht, dhe më e rëndësishmja kolektivisht si familje, për të zgjidhur çështjet që lidhen me martesën e tyre në mënyrë dinjitoze, miqësore dhe private jashtë gjykatës”.