LIFESTYLE, 7 Gusht 2023, 17:43

Bora dhe Donaldi, së shpejti në një reality show? Zbulohen detaje nga “filmi i jetës”

Bora dhe Donaldi, së shpejti në një reality show? Zbulohen detaje

Vera e këtij viti nuk premtonte shumë pushime për Borën dhe Donaldin, sepse ata ndanë me ndjekësit në fillim të sezonit të nxehtë lajmin se kanë shumë projekte të reja që presin t’i realizojnë. Edhe pse nuk kanë zbuluar asgjë se ku do t’i shohim dhe cilat do të jenë projektet që do të nisin sezonin e ri, është mësuar se bëhet fjalë për një “reality show”.

Mësohet se Bora dhe Donaldi po përgatiten për një film së bashku, i cili më shumë do t’i ngjajë një reality. Po ashtu, duket se tematika, në thelb, do të jetë historia e tyre, ndaj edhe show premton të jetë i suksesshëm. Skenarist i filmit do të jetë Besmir Mustafaj, autor i një skenari të suksesshëm si ai i filmit “Dy gisht Mjaltë” të Ermal Mamaqit.

Bora dhe Donaldi, me siguri, do të zbulojnë detaje kur gjithçka të jetë kristalizuar, por për momentin, presim të konfirmojnë që “janë bashkuar” për të qenë sërish partnerë edhe në televizion.