LIFESTYLE, 5 Gusht 2023, 20:11

Zgjati vetëm 13 muaj, aktorja e njohur i jep fund martesës

Zgjati vetëm 13 muaj, aktorja e njohur i jep fund martesës

Sophia Bush dhe partneri i saj, Grant Hughes, i kanë dhënë fund martesës së tyre. Lajmi vjen 7 javë pasi çifti festuan përvjetorin e parë të martesës së bashku.

Aktorja 41-vjeçare e “One Tree Hill”, bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti të premten, pas 13 muajsh martesë. Burime për “People” konfirmojnë se aktorja hoqi të gjitha postimet me Grant nga rrjetet sociale.

“Sophia dhe Grant ishin miq për 10 vjet dhe u lidhën gjatë Covid-it kur shërbyen në komunitet”,– thotë një burim i afërt me çiftin për “People”. “Ata vazhdojnë të drejtojnë së bashku organizatën jofitimprurëse dhe mbeten miq të mirë me njëri-tjetrin.” Sophia ndryshoi emrin përsëri në Sophia Bush – nga Sophia Bush Hughes.