TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reperi kosovar, Feronit Shabani i njohur si Fero është liruar së fundmi nga paraburgimi. Të paktën kështu ka lënë ai të kuptohet përmes një fotoje të shpërndarë në InstaStory për të gjithë fansat e tij.
Në këtë imazh, ai shfaqet me një mik të tij, i cili i ka uruar mirëseardhjen.

Ai ka mbaruar afatin 30 ditor të paraburgimit, pasi dyshohej se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, Arbenitës.
Më pas ajo e çoi në polici dhe thuhet se ajo i ka gati letrat e divorcit. Kujtojmë se Fero dhe Arbenita kanë një vajzë të quajtur Nina, për të cilën në këto momente po kujdeset modelja.