TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ariana Viera, Miss Venezuela aktuale, ka vdekur tragjikisht në një aksident automobilistik në Orlando, Florida, SHBA. Viera është ndarë nga jeta në moshën 26-vjeçare dhe lajmin e ka konfirmuar nëna e saj Vivian Ochoa.
Ajo do të merrte pjesë në konkursin e Miss Amerika Latine 2023 dhe Miss Bota 2023, por humbi jetën teksa i jepte makinës në liqenin Nona, Florida. Thuhet se Ariana-n e zuri gjumi në timon dhe u përplas me një kamion.
Vetë nëna e saj konfirmoi se e bija po ngiste shumë e lodhur pas një sërë angazhimesh pune.
“Atë e zuri gjumi, ishte shumë e lodhur”, tha Ochoa për Telemundo. “E kanë ringjallur dhe ajo ka pësuar atak në zemër, por e kanë ringjallur sërish. Kur do ta çonin në terapi intensive për trauma, ajo na la aty”.
Babai i Ariana-s, i cili jeton në Peru, ka aplikuar për një vizë humanitare që të mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara dhe të shoqërojë familjen e tij pas kësaj humbjeje të madhe. Megjithatë, viza u dha vetëm një ditë pas funeralit të vajzës së tij.
Miss Venezuela po planifikonte një udhëtim në Punta Cana, Republikën Domenikane, për të marrë pjesë në konkursin e njohur të bukurisë Miss America Latine 2023, dhe më vonë ajo po planifikonte të bënte debutimin e saj në një shfaqje mode në Nju-Jork. Në SHBA, Ariana Viera dhe familja e saj drejtonin një biznes të quajtur Full House Cleaning, i cili ofronte shërbime pastrimi të shtëpisë.