TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kur të kaplon etja, sytë të erren dhe nuk mendon dot për asgjë tjetër veçse momentin e shijimit të gllënkës së parë të ujit.
Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hdiratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme.
Sasia e rekomanduar e ujit është të paktën 8 gota ujë në ditë. Megjithatë, nuk duhet tepruar nëse organizmi ndihet i tejngopur me ujë.
Përse nuk duhet të pini ujë duke ndenjur në këmbë
Ideja është se uji është i padëmshëm ndaj mund ta pish duke u ulur ose duke ndenjur në këmbë pa u ndier keq.
E verteta qëndron krejt ndryshe.
Ekspertët thonë se ujin nuk duhet ta pini ndërsa jeni në këmbë. Kjo sepse nuk do të merrni ushqyesit e nevojshëm madje mund të kthehet në armikun tuaj.
Sipas tyre, trupi i njeriut është projektuar në një mënyrë të atillë që qëndrimi ulur mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.
Kur e pini ujin duke qëndruar në këmbë, ai shkon direkt në stomak me shpejtësi duke ju rënduar.
Kështu mund t’ju krijojë probleme me tretjen.
Po ashtu, kjo mënyrë e të pirit ujë shkakton problem me artritin, për shkak se uji nuk shpërndahet si duhet por grumbullohet në kocka.
Uji duhet pirë në pozicionin e duhur
Rreth 70% e përmbajtjes së organizmit është ujë dhe trupi humbet shumë prej tij çdo ditë. Përveç sasisë, ekspertët thonë se njerëzit duhet të kujdesen edhe për pirjen e tij në mënyrën e duhur.
Kur pini ujë duke qëndruar në këmbë, uji thjesht derdhet menjëherë në sistemin tretës, por nuk arrin në organe.
Kësisoj, uji nuk arrin të pastrojë organizmin nga toksinat e depozituara në veshka dhe tëmth.
Kur pini ujë në këmbë, etja nuk mund të shuhet. Në këtë mënyrë, nivelet e oksigjenit në organe pësojnë një luhatje.
Kjo mënyrë e pirjes së ujit rrezikon edhe kockat dhe indet dhe i dobëson ato.
Prandaj herën tjetër që ju pihet ujë, uluni siç duhet dhe lëreni atë të kryejë punën e tij në organizëm pa u nxituar.