TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtëpia e Morena Tarakut në Turqi ka rënë pre e një vjedhjeje, e cila duket të jetë në vlera të jashtëzakonshme. Siç kanë bërë të ditur sot mediat vendëse, autorët janë larguar nga banesa e këngëtares me shuma marramendëse. Bëhet fjalë për plot 340 mijë euro, ku përfshihen rreth 15 mijë dollarë para dhe ora, stoli të ndryshme, gjerdanë e byzylykë.
Televizioni “Show”, ka raportuar sot ndër të tjera edhe detajet e grabitjes:
“Hajdutët duket sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi kanë hyrë në shtëpi, kanë shkuar në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht e thyen derën dhe hynë. I kanë marrë xhevahiret nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë. Ishin më shumë se 15 mijë dollarë (13 mijë euro), ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 300 mijë euro”.
Vetë këngëtarja, në reagimin e saj për këtë lajm, ka publikuar foto pas vjedhjes, ku shihen se i mungojnë bizhuteritë luksoze.
“Këta hajdutë do dënohen, ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë Sinpas”,– ka shkruar Morena në postimin e saj.
Pas denoncimit, grabitja e saj është transmetuar në një edicion informativ në Turqi, ku u shfaqën pamje nga shtëpia e këngëtares.