TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander është arrestuar së fundmi, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.
Sipas TMZ, ai e ka ndjekur disa herë gruan nga palestra në shtëpi. Jo vetëm kaq! Mësohet se ai vazhdimisht i dërgonte mesazhe, derisa u shfaq në shtëpinë e saj i paftuar. Në dokumentet ligjore të siguruara nga TMZ, Jason Alexander thuhet se e ka ndjekur për herë të parë më 17 qershor.
Jason Alexander është në paraburgim, pasi kërkohet një garanci prej 50,000 dollarësh për lirimin e tij. Vitin e kaluar, ish-bashkëshorti i Britney Spears u burgos me akuzat për shkelje të ligjit dhe vandalizëm, pasi hyri në dasmën e yllit me Sam Asghari.