LIFESTYLE, 7 Gusht 2023, 14:41

“Stonoi” në koncert, Stresi reagon ashpër ndaj komenteve

“Stonoi” në koncert, Stresi reagon ashpër ndaj komenteve

Në koncertin e Noizy-t edhe këtë vit ishte i ftuar shoku i tij, Stresi me të cilin kanë sjellë edhe një bashkëpunim.

Gjatë performancës së tyre në skenë, duket se janë shfaqur problemet teknike. Gjatë këngës Stresi hasi vështirësi me kufjet, dukë bërë që zëri mos të përshtatej me muzikën. Kaq mjaftoi dhe shpërthyen kritikat e shumta në rrjet, duke thënë se reperi nuk di të këndojë live. Mirëpo, Stresi ka publikuar një video nga prapaskena, ku shihet duke rregulluar mikrofonin dhe kufjet. Që në përgatitje vihet re se ka patur diçka që nuk shkon.

“Tani, lehni si qenë, o ziliqarë. Por, nuk ka problem. Ju vazhdoni flisni, unë kam disa punë të tjera”, shkruan ai.

Kujtojmë se ishte vetë Stresi që pas performancës këkoi falje në mediat sociale, duke sqaruar se ishte një problem teknik.