TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moderatorja Alketa Vejsiu tha se është ndaluar për gati 1 orë në një stacion policor në Zvicër. Ajo tha se shkak është bërë pasaporta e saj, që e kishte harruar në çantën vajzës që nuk udhëtonte me të dhe se i është dashur të negociojë me 8 policë zviceranë që e quanin “ilegale”, por në fund ia ka dalë të marrë një leje qëndrimi të përkohëshme.
“1 orë në polici, në një stacion treni të Zvicrës, që s’do më bjerë rruga më në jetë besoj. Kisha harruar pasaportën në çantën e vajzës që nuk udhëtonte me mua…
Quhesha ilegale në Zvicër. E para herë që harroj pasaportën dhe ndodh në vendin më të saktë të botës.
Tani duhet dikush të më sjellë pashaportën këtu se nuk lëviz dot“, shkruan ajo në rrjetet sociale.
