AKTUALITET, 7 Qershor 2019, 12:58

FOTO/ Maturantët ende në provime, tezat dalin në Facebook, Berisha: Ja kush i ka nxjerrë!


Teksa është duke u zhvilluar provimi i parë i maturantëve në të gjithë vendin, ka dëshmi se tezat janë publikuar në rrjetet sociale, për të favorizuar persona të caktuar.

Kështu në një postim në Facebook ish-kryeminitri Sali Berisha ka denoncuar situatën në qytetin e Kukësit, ku sipas tij maturantëve po iu bëhen lëshime kundrejt votës.

Postimi i Berishës:

Narkodrejtoret e shkollave shperndajne tezen e provimit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nxenesit dixhital! sb

Pershendetje Dok Berisha!

Sot eshte provimi i pare i matures ne Kukes gjuha angleze, dhe drejtoresha e gjynazit Havzi Nela Vjollca Gashi antare e kryesise se PS vegel e Safet Gicit dhe drejtorit te drejtorise arsimore Skender Ahmeti, po shperndajne tezen e provimit ne shkembim te votave,per femijet e nenes parti!