TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, konkretisht në zonën e Kamzës, ndërsa autore dyshohet të jetë një 17-vjeçare, e cila ka qëlluar mbi kunatin e saj.
Mësohet se ky i fundit ka shkuar në banesën e saj nën efektin e alkoolit, dhe e ka kërcënuar vajzën e re, e cila dyshohet që të ketë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.
Sipas dëshmisë që ka dhënë në Polici 17-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ajo e ka qëlluar kunatin e saj në sherr e sipër, pasi ky i fundit i kishte drejtuar thikën.
Mësohet se personi i plagosur ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Një konflikt në familje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kamzës. Në gjendje të dehur i plagosuri është konfliktuar më kunatën dhe vëllain ku ka mbetur i lënduar.
Policia mbërriti në vendngjarje ndërsa kanë kryer veprimet e para”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Tiranës.
”I plagosuri është dërguar në spitalin e traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kunata 17 vjeçare është proceduar në gjendje të lirë.
Në deklarimet e para ka pretenduar se kunati në gjendje të dehur ka tentuar ta vrasë me thikë. I plagosuri është Arjan Metallari. 17 vjeçarja është Gj.Metallari.