TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lapsus apo e pandërgjegjshme nuk mund ta dimë me siguri.
Fakt është që kreu i Bashkisë së Durrësit e ka thënë me zë e figurë mbrëmë në “Opinion”, teksa ka akuzuar deputetet e qarkut të Durrësit, që sipas tij arritën rezultat negativ në 2017 dhe hedhin baltë mbi grupet kriminale.
“Janë deputetët e qarkut të Durrësit që patën rezultat shumë negativ në Durrës në 2017 dhe hedhin baltë mbi grupet kriminale, për arsye të paaftësisë së tyre dhe pazotësisë për tu organizuar”- ka thënë Dako në nje moment të debatit, video që është postuar në FB nga ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.
Sipas Vasilit ky është tamam fundi i Ramës. “Ja çfarë zuzarësh qeverisin vendin. Shiheni dhe do mbeteni pa goje”- thotë ai.
Postimi i Vasilit:
Fundi!! (VIDEO).
Vangjush Dako kerkon te mos hidhet balte mbi grupet kriminale.
Ua ua ua ky eshte tamam FUNDI…..i Edi Rames!!
Ja cfare zuzaresh qeverisin vendin.
Shiheni dhe do mbeteni pa goje.