TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Largimi i shumë shqiptarëve drejtë vendeve të Bashkimit Europian ka sjellë mjaftë probleme për numrin e nxënësve në shkollat e Fierit. Bëhet fjalë për shkollat e Roskovecit dhe Fierit. Disa shkolla në këto dy vende rrezikojnë të mbyllen për shkak se nuk ka nxënës.
Drejtoresha e arsimit në këtë qark, Yllka Beci shpjegon se duhet të bashkohen shkollat për ta zgjidhur këtë problem ndryshe rrezikojnë të mbyllen.
Drejtoresha Beci ndërsa ka folur për përfitimet e librave falas nga nxënësit ka nënvizuar se reduktim të numrit të nxënësve ka çdo vit për shkak të emigrimit jashtë vendit.
Sipas saj 14 shkolla në Bashkinë e Fierit kanë numër të reduktuar të nxënësve dhe mund të shkojnë drejt mbylljes.