AKTUALITET, 4 Shtator 2018, 11:35

Ahmetaj: Në fund vit pensionistët do përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim

Ahmetaj: Në fund vit pensionistët do përfitojnë 5 mijë

Gjatë ditës së sotme ministri i Ekonomisë dhe Financave ka dhënë një lajm të mirë lidhur me shpërblimet për pensionet në fund të vitit.

Pavarësisht se seanca e raportimit u bojkotua nga opozita Ahmetaj ka zbuluar se paketa e solidaritetit është e konsoliduar në buxhet me një shifër konkrete.

Ministri Ahmetaj ktha se në fund të vitit pensionistët do të përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim.

“Në mënyrën se si e afrojmë paketën e solidaritetit nuk ka asnjë lidhje me vitin elektoral. Shikoni kohën kur ne japim bonuese ndërkohë që ata e kanë dhënë vetëm në vite elektorale.

Paketa e solidaritetit është kthyer në standard dhe kjo është arsyeja pse e kemi sjellë të konsoliduar në buxhet me shifër konkrete për të garantuar ata që përfitojnë se qeveria ka vëmendje totale të qytetarët”- tha Ahmetaj.