AKTUALITET, 4 Shtator 2018, 14:17

Berisha: Rama i lidhur me bandat në Shkodër, terror si në vitin 1997

Berisha: Rama i lidhur me bandat në Shkodër, terror si në vitin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e “Facebook” mesazhet e dy qytetarëve që denoncojnë lidhjen e qeverisë me krimin në Shkodër.

Terrori i narkobandave në Shkodër është i lidhur me Norigen, policia shkon sa për teatër shkruan Berisha. Më pas ish-kryeministri ndan me ndjekësit denoncimin e dy qytetarëve. Në mesazh shkruhet “ Përshëndetje Doktor, ky terror në Shkodër është i organizuar nga qeveria njëlloj si në vitin 1997 në Tropojë."

Postimi i ish-kryeministrit Berisha:

Terrori i narkobandave ne Shkoder eshte i lidhur me Norigen!

Policia nga Tirana ne Shkoder per teater!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb

“Përshëndetje Dr ky terror ne Shkoder është i organizuar nga qeveria njëlloj si terrori i vitit 1997 ne Tropoje. Bandat e Shkodrës varen direkt nga Kryeministri Rama urdhërojnë dhe bëjnë ligjin ne drejtorinë e policisë si dhe kane ne postet me te rëndësishme te saja njerëzit e vet qe prishin çdo prove te vrasjeve seriale prandaj askush nuk arrestohet.

Ne Dobraç banda e Bajrve disponon blinde mitroloza dhe te gjitha mjetet tjera nuk guxon kush me shkel aty. Forcat qe erdhën dje nga Tirana vetëm sa bane demonstrim ne qytet por nuk shkelen, nuk u afruan ne zonat e tete bandave qe sundojnë qytetin. Doktor duhet zgjidhje.”

“Doktor unë qe po të shkruaj jam me adresë false dhe jam nga Shkodra.. Ne lidhje me ngjarjet kriminale ne Shkodër si ka mundësi qe vijnë 10 furgona. policiet ne 10 te natës edhe RENEA e FNSH ne aksion dhe prapë se prapë nuk ka as arrestime e asgja.. i baj thirrje drejtorit te policisë Ardi Veliu mos hajde me ardh me hanger darka qyl.ne lokalet e Shkodrës por jep rezultate se nesër pasnesër e kena rrallen ne te pafajshmit me gjoba, kërcënime dhe shantazhe ..reagoni se situata sa asht nxeh ne Shkodër.”