TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vrasjes së 3 anëtarëve të familjes Pocesta pak ditë më para në Dibër të Madhe në Maqedoni vazhdojnë ende telashet.
Dyshimet e para për këtë krim makabër ishin për dhëndrin e shtëpisë, Rasim Findo, dyshohej për shkak të pronësisë. Duke u bazuar te procesi gjyqësor që ishte midis tij dhe viktimave.
I akuzuari për vrasjen e trefishtë ka rrëfyer se vrasja është kryer nga vajza e madhe e familjes së bashku me dy persona të tjerë njëri nga Dibra e Madhe e tjetri nga Gostivari.
Rasim Findo, shpjegon se arsyeja mund të jetë përfitimi i 1.5 milion eurove nga shteti italian pasi kryefamiljari Amid Pocesta ka qenë i siguruar në shtetin fqinj. Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14 vjeç u ekzekutuan në oborr, ku më pas u gjetën nga nipi i familjes.
Intervista:
Kjo është banesa e viktimave. Unë jam dhëndri Rasimi.
U akuzove ti fillimisht?
Po po unë, televizionet gjithandej
Të arrestuan ty ?
Po po, unë si të them, në arrest isha përafërsisht. Mbrapa u zbulua me prova me gjera.
Kush ishte?
Ishte Blerta, vajza që e ka kryer krimin.
Ishte e martuar?
Blerta, jo nuk është e martuar. Jeton në Itali.
A di gjë pse e ka bërë vrasjen?
Arsye ka patur një sigurim. Arsye parash. Sigurim në Itali. Ka sigurime jete, sigurime shtëpie, kupton …
Edhe ajo do merrte pasurinë
Normal do merrte pasurinë, prandaj ka zhdukur vajzat të gjitha. Ishte në rrezik edhe vajza tjetër.
Vetëm për pasurinë i ka zhdukur?
Po normal, ashtu diskutohet edhe ajo ashtu e ka dhënë dëshminë.
Ti fillimisht u akuzove se i ke vrarë ti. A ishe në banesë atë natë?
Po, ishim këtu deri në 3 të natës, nuk flinim
A dëgjuat krisma?
Krisma jo, nuk dëgjuam. Ne jetojmë në krahun tjetër, ka një distancë. Nuk dëgjuam fare
Kush e zbuloi i pari?
I pari e zbuloi Blerim Cela, janë dajë e nip. E mori në telefon, nuk përgjigjej njeri se duhet të shkonte edhe në dasëm.
Në c’orë ka ndodhur vrasja?
Vrasja ka ndodhur në 4 të mëngjesit
Mendoni se ka pas persona të tjerë?
Po po ka patur persona të tjerë. Ka ardhur me dy persona të tjerë, njëri është nga Gostivari edhe njëri është nga Dibra, që i ka dhënë armën.
Po ajo sikur iku në Itali?
Po e ka bërë krimin edhe iku në Itali.Edhe prap është kthyer
Është kthyer prap për ti varrosur?