AKTUALITET, 4 Shtator 2018, 11:59

PD rezolutë kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

PD rezolutë kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Jo vetëm opozita e Kosovës është kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi por edhe opozita shqiptare.

Partia Demokratike ka nisur përgatitjen e një rezolute për ti thënë “JO” ndryshimit të kufijve, kërkohet ruajtja e tërësisë territoriale ashtu siç është aktualisht.

Përveç kësaj nëpërmjet rezolutës do të mbështeten reformat që ndihmojnë Kosovën të anëtarësohet në NATO dhe BE.

Ramush Haradinaj ka thirrur sot Kuvendin e Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar mbi ekipin negociator të bisedimeve me Serbinë.

Debati i kufijve ka dalë jashtë Kosovës, duke nxitur reagime qoftë nga vendet e BE-së, ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë qenë kundër ndryshimit të kufijve mes dy vendeve, qoftë kjo edhe me marrëveshje.