TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kuvendi i Kosovës do të mbaj gjatë ditës së sotme rezolutë kundër Presidentit Hashim Thaçi, para se të nisin bisedimet me Aleksandër Vuçiç në Bluksel për korrigjimin e kufijve.
Ideja për të përfshirë brenda territorit të Kosovës Luginën e Preshevës, me sa duket nuk është përfolur shumë nga serbët, pasi ata presin këmbimin e saj me Veriun e Mitrovicës.
Seanca është thirrur sipas kërkesës së Qeverisë së Kosovës, përmes së cilës kërkohet miratimi i ekipit negociator për dialogun me Serbinë.
Qeveria e Kosovës, propozoi emrat e ekipit negociator. Në krye të këtij ekipi u propozua zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh kryetar i Partisë Nisma Socialdemokrate.
Zëvendëskryesues do të jetë zëvendëskryeministri tjetër, Enver Hoxhaj, ndërsa anëtarë do të jenë: Behxhet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi e Mahir Yagcillar.
Qeveria ka kërkuar që edhe partitë opozitare të caktojnë nga një përfaqësues në këtë ekip.
Seanca nis sot në orën 09:00, kurse një tjetër seancë pasuese, po ashtu e jashtëzakonshme, është thirrur nga opozita, në përpjekje të miratimit të një rezolute kundër bisedimeve që kanë për qëllim ndryshimin e kufirit të Kosovës.