AKTUALITET, 4 Shtator 2018, 10:36

Taksa për “Rrugën e Kombit”, Vasili: Refuzojeni, Rama për vete s’paguan

Taksa për “Rrugën e Kombit”, Vasili: Refuzojeni, Rama

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar lidhur me pagesën që do vendoset në “Rrugën e Kombit”. Vasili bën thirrje që të refuzohet pagesa sepse është vjedhje. “Rama për vete shkon në shtëpi në Surrel pa paguar asnjë lek, ndërsa kuksianët e varfër duhet të paguajnë lekun e fundit për të hyrë në shtëpi” shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE.

Kryeministri per vete shkon ne shtepi ne SURREL pa paguar asnje lek,ndersa kukesianet e varfer duhet te paguajne lekun e fundit per te hyre ne shtepi.

Qeveria hajdute kerkon serish qe te filloje pagesa te Rruga e Kombit,qe me parate e qytetareve te mbushe xhepat e saj dhe te oligarkeve.

Pasi i beri leket rrush e kumbulla per vetura luksoze,ëc e zyra per qejf te saj tani do qe t’ju rjepe leket qytetareve te varfer.

Qytetaret paguajne qindra milion euro per rruget ndaj dhe karburantin e kane shqepur me taksa dhe eshte me cmimin me te tmerrshem ne Europe krahasuar me pagat e mjerueshme te shqiptareve.

QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE E TURPSHME.