TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria nuk tërhiqet nga vendosja e taksës për kalim në “Rrugën e Kombit”, pavarësisht protestës së qytetarëve dhe kundërshtimit të opozitës.
Burime për TPZ bëjnë me dije se pagesa në “Rrugën e Kombit” do nisi në datën 17 shtator për çdo drejtues mjetesh. Pagesa do të jetë 660 lekë për çdo kalim, pra 5 euro.
Mbetet e paqartë nëse do të ketë një indeksim të tarifës së kalimit për makinat me tonazh më të madh, gjë e cila u diskutuar më parë, apo dë të vihet një çmimi standard për të gjitha kalimet.
Ndërsa për banorët e Kukësit pagesa do të jetë 100 lekë.
Tarifa u vendos në prill me një çmim prej 5 euro për kalim në total vajtje-ardhje 10 euro.
Gjithashtu në kontratë parashikohej të kishte lehtësira për banorët e zonës, kjo do realizohej duke identifikuar secilin prej tyre.