TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet profilit të “Facebook” pas mbledhjes në Shkodër. Basha shkruan se do jetë në krah të qytetarëve. Ai shprehet se do çlirojë shqiptarët nga qeverisja e krimit. Opozita e ka nisur këtë sezon të ri parlamentar duke e bojkotuar dhe pasur marrëdhënie të kushtëzuara me mazhorancën. Gjatë mbledhjes së opozitës bëri thirrje për tu bashkuar kundër krimit me veshje politike.
Më tej Basha shkruan “Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin!”.
Statusi i plotë:
“Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin!
Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi!
PA KOMPROMIS!”, shkruan Basha në ‘Facebook’, ndërsa ka postuar edhe disa foto nga mbledhja e djeshme.
Po ashtu mësohet se opozita po harton një platformë për t’i dhënë fund, sipas saj, situatës me krimin në Shqipëri