AKTUALITET, 4 Shtator 2018, 10:14

Dogji makinën në Vlorë, arrestohet autori /EMRI

Dogji makinën në Vlorë, arrestohet autori /EMRI

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin që dogji makinën gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vlorës. 41 vjeçari Shkëlqim Hoxha pasi kishte djegur makinën u largua nga vendi i ngjarjes por arratia nuk ka zgjatur shumë deri në momentin që është prangosur nga blutë e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, pas ngjarjes së djeshme ku më datë 03.09.2018, në orën 04:00, në lagjen “24 Maji” u përfshi nga flakët automjeti tip “Toyota” me targa AA 660 RJ në pronësi të shtetasit S.S, menjëherë pas hetimeve të kryera u bë e mundur zbulimi dhe ndalimi i këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.