AKTUALITET, 12 Nëntor 2017, 11:39

Ja sa kushton eliminimi i Italisë nga Botërori Rusi 2018

Italia është vetëm një hap larg makthit të tmerrshëm. Fatkeqësisht, spektri i eliminimit nga faza finale e Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në vitin 2018 në Rusi, tashmë është një prospektivë konkrete. Për të shmangur atë që do të ishte një falimentim i të gjithë sistemit dhe lëvizjes futbollistike mbarë kombëtare të Italisë, shërben vetëm përmbysja e humbjes 1-0 të pësuar mbrëmjen e të premtes nga Suedia në “Friends Arena”. Eliminimi eventual do të ishte një goditje shumë e rëndë për tu kapërdirë, si në aspektin sporitv, atë të imazhit, por edhe nga këndvështrimi ekonomik.

Rezultate imazhesh për sweden-italy 1-0 goal buffon

Në fakt, sipas asaj që raporton “Calcio Finanza”, kualifikimi në Kampionatet Botërore ka gjeneruar historikisht një mal me para që shkojnë në arkën e Federatës Italiane të Futbollit, me të paktën dhjetra miliona euro. Për të bërë një krahasim eksplicit dhe të domosdoshëm për të dimensionuar pasojat ekonomike të eventit, janë marrë në analizim bilancet e Federatës Italiane për vitet 2010, 2011, 2013 dhe 2014. Më saktë, vite për të krahasuar të ardhurat e gjeneruara në një vit përpara Botërorit dhe një tjetër vit gjatë zhvillimit të Botërorit.

Rezultate imazhesh për svezia-itala 1-0

Mes viteve 2010 dhe 2011 diferenca në të ardhurat e gjeneruara llogaritet në rreth 10 milionë euro. Nga këto 7.7 milionë mbërrijnë direkt nga FIFA, plus sponsorizime të sponsorit zyrtar dhe 2.7 milionë të tjera nga transaksione të tjera. Ndërkohë e ngjashme ishte diferenca e të ardhurave të gjeneruara edhe mes bilanceve të viteve 2013-2014, me një total përfitimesh prej rreth 9.8 milionë euro. Vetëm pjesëmarrja në fazëne grupeve të Kupës së Botës do t’i siguronte Federatës Italiane pak më shumë se 10 milionë euro.

Imazh i ngjashëm

FIFA ka destinuar plot 791 milionë euro për Botërorin që do të zhvillohet në Rusi, me një shtesë prej 40% në krahasim me buxhetin e vënë në dispozicion për Botërorin 2014, të zhvilluar në Brazil. Për të gjitha përfaqësueset pjesëmarrëse janë parashikuar 8 milionë dollar si shpërblim minimal për ekipet që do të eliminohen në fazën e grupeve, si dhe 1.5 milionë për kostot e përgatitoreve. Por, më pas janë gjithashtu edhe të drejtat televizive.

Rezultate imazhesh për svezia-itala 1-0

Në fakt, si operatorët televizivë italianë, ashtu edhe vetë FIFA do të humbiste shuma marramendëse me mungesën e azzurrëve në Botëror. Diferencën e vërtetë të të ardhurave nga të drejtat televizive e bën rëndësia e ndeshjeve bazuar në rëndësinë e ekipeve kundërshtare. Një motiv më shumë ky për Italinë, që të kualifikohet, për të evituar jo vetëm dëmin në imazhin sportiv, por edhe gjëmën e një goditje të rëndë ekonomike.