TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grup studentësh protestues të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” kanë kërkuar solidaritetin e kolegëve për të vijuar protestën.
Ata u kanë kërkuar të gjithë studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të grumbullohet te godina qendrore.
Ndërkohë ata kanë shpërndarë një tjetër video me këngë kushtuar kryeministrit Edi Rama.
Edi Rama burr i zoti.
Mori lopën e kulloti.
Edi Rama ne na tha.
Do bëjmë gjëra të mëdha
Tha do heqim papunësinë
Do ket’ punë për rininë
Oooo Edi Rama
Oooo t’u shkurtoft’ fama
Oooo Edi Rama
Trrrrr të raft damllaja.
Kryeministri Edi Rama sot sipas burimeve zyrtare ka planifikuar që të inspektojë ecurinë e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, punimet për përfundimit e të cilës janë zvarritur prej afër 6 vitesh.
Rama ka planifikuar një inspektim në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtues të rëndësishëm të institucioneve dhe kryetarët e bashkive.
Ndërkaq krahas disa takimeve të rëndësishme kryeministri Rama do inspektojë edhe godinat e konviktit të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
E nisur nga ky inspektim mund të zhvillohet edhe një takim me studentët e këtij Universiteti, por ende nuk është konfirmuar një aktivitet i tillë në axhendën e tij gjatë të cilës kryeministri do jetë i shoqëruar nga disa ministra si dhe grupi i deputetëve të PS të Qarkut të Elbasanit.