AKTUALITET, 30 Dhjetor 2018, 09:30

Ky shtet po kërkon punëtorë, hap dyert për 340 mijë emigrantë

Ky shtet po kërkon punëtorë, hap dyert për 340 mijë

Pas Gjermanisë edhe Japonia është duke kërkuar punëtor. Ky vend është duke vuajtur mungesën e theksuar të punëtorëve, çka ka bërë që qeveria të hapë dyert për 340 mijë emigrantë.

Japonia është një ndër vendet me ekonomi të fortë, por popullsia e saj po plaket me ritme të shpejta, pasi numri i lindjeve është ulur ndjeshëm.

Mësohet se qeveria e drejtuar nga Shinzo Abe ka përgatitur para disa ditësh një paketë masash që favorizojnë hyrjen dhe punësimin në Japoni nga vendet e Azisë Juglindore.

Sektorët, ku ka nevojë më shumë për punëtorë janë ndërtimi, shëndetësia dhe teknologjia.