TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elbasani është tronditur mbrëmjen e sotme si pasojë e breshërisë së plumbave, ndërsa tre persona humbën jetën.
Ngjarja ndodhi në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Dy nga viktimat janë Indrit Alibej 24 vjeç dhe Arben Dylgjeri 25 vjeç nga Elbasani, ndërsa viktima i tretë është një shtetas turk ende i paidentifikuar.
Dyshohet se ngjarja ka lidhet me larje hesapesh mes bandave.
Njoftimi nga policia:
Sot rreth orës 21:15, në Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me të.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve.
Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere.
Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes.
Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit.